Vrima e Ozonit, më e vogla në 3 dekada

Vrima e Ozonit, më e vogla në 3 dekada

14:52 16/09/2019

Vrima e Ozonit mbi Antarktidë, këtë vit është më e vogla në të paktën 3 dekada, thonë shkencëtarët. Vëzhgimet e bëra për emetimet e gazrave në atmosferë, tregojnë se gjatë vitit 2019 Vrima e Ozonit nuk është zmadhuar si zakonisht.

Ekspertët e Shërbimit të Kopernikut për Monitorimin e Atmosferës, parashikojnë se nivelet e Ozonit do të jenë të qëndrueshme. Ata thanë gjithashtu se Vrima është larg polit.

Sipas ekspertëve, këto janë rezultate pozitive, megjithatë është me rëndësi që përpjekjet e shteteve botërore të vazhdojnë për të ulur ndotjen.

Shtresa e Ozonit, që ndodhet 20-30 kilometra mbi Tokë, thith rrezatimin e dëmshëm ultravjollcë të Diellit.

Zmadhimi i Vrimës së Ozonit është shkaktuar nga çlirimi i gazrave të karbonit në atmosferë. Kjo ka bërë që procesi të jetë çekuilibruar. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT