Shkencëtarët: Është më e hapur se rekordi i vitit 2018

Vrima e ozonit arrin zgjerimin e saj maksimal në gjerësi dhe thellësi. Konfirmimi mbërrin nga Copernicus Climate Change Service. Koncentrimi në stratosferë ka mbërritur në vlera pranë 0 në Antarktidë , si pasojë e një vorbulle polare, të qëndrueshmë dhe të ftohtë.

Sipas shkencëtarëve që e monitorojnë dhe studjojnë, vrima e ozonit në 2020 ka arritur në madhësinë më të madhe, afërsisht sa zgjerimi në vitin 2018, që klasifikohet si ndër më të mëdhatë të 15 viteve të fundit.

Shkëncëtarët shpjegojnë se ndryshimet janë të përvitshme dhe varen nga shumë faktorë. Në vitin 2019, vrima e ozonit u reduktua në mënyrë të pazakontë, favorizuar edhe nga kushte meteorologjike të veçanta. Ndërsa këtë vit po ndodh e kundërta, çka do të thotë, se duhet të vazhdohet me aplikimin e rreptë të protokollit të Montrealit, që ndalon emetimet e substancave kimike që e zvogëlojnë shtresën e ozonit.

Shtresa e ozonit në stratosferë shërben si mburojë për tokën, duke na mbrojtur nga rrezet ultraviolet që janë shumë të dëmshme.

Klan Plus