Goli i parë me New England Revolution

Giacomo Vironi shënoi golin e parë në kampionatin amerikan. Sulmuesi shqiptar i cili aktivizohet te New England Revolution realizoi me 11-metërsh në fitoren 2 – 1 me Atlanta.

Vrioni i cili e nisi si titullar për herë të parë pati disa mundësi përpara se të festonte golin. Ai e mori vetë penalltinë, ndërsa portieri nuk arriti të kuptonte krahun e goditjes.

Një paraqitje pozitive e 23-vjeçarit, i cili u transferua gjatë verës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kampionatit amerikan i ka mbetur edhe 1 javë nga sezoni i rregullt, por New England Revolution ndodhet jashtë zonës play off.

Tv Klan