Vriten 14 policë në një atentat nga karteli i drogës

Posta

Vriten 14 policë në një atentat nga karteli i drogës

22:21 14/10/2019

Të paktën 14 oficerë policie janë vrarë në Michoacan të Meksikës gjatë një sulmi të armatosur.

Mediat vendase raportojnë se policëve iu bë pritë nga anëtarët e një karteli të fuqishëm droge. Sulmuesit hapën zjarr ndaj automjeteve të policisë dhe më pas i vunë zjarrin disave prej tyre.

Ministria e Brendshme e Meksikës deklaroi se të gjithë burimet njerëzore janë angazhuar për të arrestuar atentatorët e policëve.

Karteli “Jalisco New Generation” ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Michoacan është një nga rajonet ku karteli ‘Jalisco’ ka shtrirë fuqishëm aktivitetin kriminal.

Ky është një nga 32 rajonet më të dhunshme të Meksikës, ku mesatarja e vrasjeve është 44 për 100 mijë banorë, sipas të dhënave të vitit 2018. Michoacan shërben edhe si qendër për prodhimin e metamfetaminës dhe drogërave të tjera. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi