Iraku thotë se ka vrarë 45 militantë të të ashtuquajturit Shteti Islamik. Në mesin e tyre mësohet se janë disa prej figurave kryesore të grupit terrorist. Ata u vranë në një sulm ajror në lindje të Sirisë.

Sipas BBC, në shënjestër të sulmit ishin 3 shtëpi të lidhura me njëra-tjetrën, vend ky ku liderët e ISIS po takoheshin, në qytetin e Hajin.

Lugina e Eufratit është ndër zonat e fundit në Siri që vijon të jetë nën kontrollin e ISIS.

Ushtria irakiane po bashkëpunon me qeverinë siriane në luftën kundër militantëve, të cilën mbajnë zona që shtrihen në kufirin mes këtyre dy shteteve.

/tvklan.al