Ushtria e Ukrainës tha se pesë ushtarë të saj janë vrarë dhe katër janë plagosur në luftimet me separatistët pro-rusë, në lindje të vendit.

Ushtria tha të premten se ushtarët janë vrarë në betejën e një ditë më parë, pranë fshatit Krymske.

Krymske ndodhet rreth 30 kilometra në perëndim të Luhanskut, rajon që kontrollohet nga separatistët.

“Pesë nga ushtarët tanë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit,” tha Oleksandr Turchynov, shef i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës. “Është një problem shumë serioz për ne”, shtoi ai.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 10,000 njerëz kanë vdekur qëkur ka shpërthyer konflikti në lindje të Ukrainës, në prill të vitit 2014, pak kohë pasi Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë. /REL