Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Shkup, ku nga përleshja me armë dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë. Sipas MPB-së përleshja kriminale ka nisur para ndërtesës së Prokurorisë Speciale, kur nga një makinë në lëvizje është shtënë me armë në drejtim të një makine tjetër. MPB-ja dhe Prokuroria Publike po marrin aktivitete për zbardhjen e rastit.

Në rrugën “Franklin Ruzvelt” afër Prokurorisë Speciale Publike pas mesnate, nga përleshja me armë mes veturës “Seat altea” dhe personave të panjohur, ka mbetur i vrarë 44-vjeçari me iniciale N.A. dhe 49-vjeçari me iniciale A.P. nga Shkupi, njofton Klan Maqedoni.

Më 29.09.2018, në ora 00:30, në rrugën “Franklin Ruzvelt” në Shkup, persona të panjohur kanë gjuajtur në veturën “Seat altea”, me targa të Shkupit, në të cilën kanë qenë personat N.A. (44), F.E. (19) dhe A.P. (49), të gjithë nga Shkupi. Në vendin e ngjarjes ka vdekur N.A., kurse dy personat e tjerë, A.P. dhe F.E. me Ndihmën e Shpejtë janë dërguar në Qendrën Urgjente. Në Qendrën Urgjente ka vdekur edhe A.P. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen e rastit”

, njoftuan nga MPB-ja.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup, në lidhje me vrasjen e dy personave, dhe plagosjen e njërit, kanë theksuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur 25 gëzhoja, gjurmë të gjakut, veshje nga të vdekurit dhe nga personi i lënduar dhe dëshmi të tjera. Nga PTHP-ja njoftojnë se me urdhër të prokurorit, trupi i të pajetëve është dhënë për obduksion, njofton “klanmacedonia”.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i dy personave të vdekur është dhënë për obduksion në Institutin për Mjekësi Ligjore, Kriminalistikë dhe Mjekësisë Deontologjike. Vetura me të cilën kanë lëvizur është tërhequr dhe dorëzuar për analizë”,

 njoftuan nga PTHP-ja.

Ndryshe, mbrëmë Shkupi ka qenë i tronditur nga një përleshje e armatosur ku janë dëgjuar të shtëna armësh para ndërtesës së PSP-së. Nga të shtënat në vendngjarje ka mbetur i vdekur një person i moshës 44 vjeçare derisa dy të tjerë janë transferuar në Qendrën Urgjente, ku për njërin prej tyre vetëm se është konstatuar vdekja, ndërsa dy të tjerët janë hospitalizuar. /Klan Macedonia