BrooklynNjë i ri me ngjyrë qëlloi për vdekje dy policë në Nju Jork dhe më pas u vetëvra. Ngjarja ndodhi Bruklin, mbrëmjen e së shtunës. Shefi i policisë së Nju Jorkut tha policët e vrarë janë Liu Uinxhin dhe Rafael Ramos, ndërsa vrasësi 28-vjeçari Ismail Brinslej.

Policët i qëlloi për vdekje nga automjeti i tij pa paralajmërim, teksa po patrullonin. Pak minuta më pas 28-vjeçari u gjet i vetëvrarë në një stacion metroje.

Motivin e kishte bërë të ditur në një postim në Instagram, ku thoshte se hakmarrja ndaj policisë ishte për vrasjen e afro-amerikanit Eric Garner në Korrik. Komentet i shoqëroi me foton e armës me të cilën kreu krimin.

Vendimet e Jurisë së Madhe për të mos proceduar penalisht policët, që vranë adoleshentin me ngjyrë Majkëll Braun një vit më parë dhe Erik Garnerin në Korrik, ngjallën protestat e dhunshme të afro-amerikanëve. Ata akuzojnë institucionet në Shtetet e Bashkuara për rracizëm.

Sulmet u dënuan ashpër nga Presidenti amerikan Barak Obama dhe nga Kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio.

Pa kaluar 24 orë nga kjo ngjarje, në Tampa të Floridas, një tjetër polic u qëllua për vdekje, nga një person i cili u arrestua dhe po merret në pyetje. Por mediat amerikane thonë se motivi nuk është i njejtë si rasti i Nju Jorkut.

Tv Klan