Mister motivet, disa të shoqëruar në komisariat

23-vjeçari Florian Selimi u gjet i vrarë me thikë në një kanal në fshatin Sulaj të Fierit, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”.

Ishin banorë të zonës që lajmëruan policinë rreth orës 7 të paradites. Sipas bluve të Fierit, i riu është qëlluar disa herë me thikë, por goditjen fatale që i shkaktoi vdekjen e ka marrë në fyt. Në vendin ku u gjet viktima, policia ka sekustruar edhe makinën në pronësi të tij, që ishte ndaluar anës rrugës për shkak të një defekti.

Hetuesit nuk kanë ende një pistë për ngjarjen, ndërsa deri tani janë shoqëruar disa persona mes të cilëve edhe të afërm të viktimës. 23-vjeçari Selimi është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar në 2015-ën për vjedhjen dhe më pas diegien e një automjeti në Mbrostar.

I riu së bashku me familjen e tij, ka ardhur vitet e fundit në fshatin Sulaj të Fierit nga qyteti i Tropojës.

Tv Klan