Vritet 24-vjeçari në Laç

Vritet 24-vjeçari në Laç

00:02 13/06/2019

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së mërkurë në afërsi të stadiumit në Laç, Kurbin.

Policia tha se në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri 24-vjeçari me iniciale V. SH. Sipas ABC News dyshohet se shkak ka qenë një konflikt banal për një vend parkimi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve, ndërkohë që në ndihmë të Policisë Vendore, është nisur drejt Laçit edhe një grup specialistësh nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Shërbimet e Policisë së Lezhës, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po krehin zonën, ku janë ngritur edhe pika kontrolli për kapjen e autorit/eve./tvklan.al

Të ngjashme
UKT