Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bruksel mbrëmjen e së premtes kur ka mbetur i vrarë një shqiptar. Bëhet fjalë për një 38-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur nga mediat belge.

Vrasja ka ndodhur në zonën e njohur si Molenbeek. Mësohet se ndaj të riut shqiptar është qëlluar disa herë. Disa media thotë se ndaj tij janë shtënë të paktën 8 plumba. Plagët ishin të rënda saqë i morën jetën menjëherë 38-vjeçarit.

Menjëherë për ngjarjen është ngritur një grup investigues, i cili ka kërkuar një ekspert balistik. Prokurori i Brukselit ka bërë thirrje që të mos shpërndahen shumë informacione për mediat.

Dyshohet se shqiptari qëndronte në Belgjikë në mënyrë të paligjshme pasi nuk kishte dokumente./tvklan.al