Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Baks të Velipojës. Një vajzë e mitur, vetëm 12 vjeç, ka ndërruar jetë pasi u plagos me armë gjahu.

Gazetarja e Tv Klan në Shkodër, Emi Kalaja, raporton se e mitura ka qëlluar aksidentalisht veten. Ajo u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë atje.

Sipas burimeve, arma ka qenë e vendosur sipër raftit në dollapin e dhomës së prindërve. E vogla e ka marrë dhe duke luajtur aksidentalisht ka qëlluar veten.

Edhe pse prindërit u përpoqën ta transportonin me shpejtësi, 12-vjeçarja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë./tvklan.al