Një 20-vjeçar është gjetur pa jetë nga një kalimtar i rastit, në Naviglio, një komunë në provincën e Bergamos.

Sipas mediave italiane viktima është një 20-vjeçar nga Kosova, i cili është vrarë me mjete të forta dhe më pas është hedhur në një kanal.

Sipas dyshimeve të policisë, vrasja e të riut i cili ende nuk është identifikuar, mund të ketë ardhur pas një sherri.

Ndërkohë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /tvklan.al