Vritet në atentat një 40-vjeçar

Posta

Vritet në atentat një 40-vjeçar

08:43 01/10/2019

Dyshohet për përplasje mes bandave të Lushnjes

Lushnja u trondit këtë të martë nga një ekzekutim mafioz që i mori jetën 40-vjeçarit Besnik Hida, këtij që shihni në këtë foto, pronar i një pike grumbullimi automjetesh në aksin Lushnjë-Fier.

Ishte ora 8 e 15 e paradites kur sipas dëshmitarëve okularë 2 persona të maskuar që zbritën nga një automjet ngjyrë gri u ngjitën përmes këtyre shkallëve në tarracën e marketit në pronësi të tij, ku Hida ishte duke pirë kafen e mëngjesit.

Autorët që mesa duket kishin parë apo ishin informuar për lëvizjet e 40-vjeçarit e gjetën të ulur në këtë tavolinë të pozicionuar në bordurën e tarracës, nga ku Hida kontrollonte hyrjen e klientëve në marketin e tij.

Për të mos i lënë asnjë mundësi reagimi autoret u afruan dhe pasi e shënjestruan në kokë e qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një distancë e afërt.

Në vendngjarje policia gjeti rreth 20 gëzhoja automatiku.

Pasi u siguruan se Hida kishte ndërruar jetë, dy autorët hipën në automjetin ku i priste një tjetër person. Më pas makina u gjet e djegur në lagjen 18 Tetori në periferi të Lushnjës. Makina dyshohet se ka qenë e vjedhur dhe me targa false.

Motivet e këtij krimi mafioz janë ende të paqarta. Jashtë kamerës familjarët e viktimës thanë se prej dy javësh kishin marrë kërcënime, të cilat i kishin denoncuar në polici.

Besnik Hida është  daja i Zamir Latifit, i vrarë në Tetor të 2017, bashkë me Orges Hoxhën në qendër të Lushnjës. Hetuesit janë duke konsideruar disa pista që lidhen sa me ngjarjen e dy viteve më parë dhe përplasjen e bandave rivale në Lushnjë, por edhe të konflikteve që Hida mund të ketë patur me persona të tjerë.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT