Regis Runaj u qëllua mbi 20 herë me thikë

Më shumë se 20 herë u qëllua me thikë Regis Runaj, duke mbetur i vdekur dhe më pas trupi u hodh pranë varrezave të Elbasanit, mbrëmjen e së mërkurës.

Këto janë pamjet që Televizioni Klan ka siguruar kur policia gjeti 23-vjeçarin pa shenja jete të hedhur në rrugicat e lagjes “Emin Matraxhiu”.

Burime nga grupi hetimor bëjë me dije se Regis Runaj dyshohet se është rrëmbyer dhe është vrarë në një vend tjetër, para se trupi të hidhej mes disa rrugicave, nuk ku kishte asnjë kamera sigurie.

Regis Runaj ishte mik i Emiljano Ramzanit, i cili u vra 10 ditë më parë në Elbasan. Policia thotë se ata shoqëroheshin shpesh me njëri-tjetrin.

Policia po heton pistën e konflikteve të drogës, por edhe faktin se vrasja e Regis Runaj mund të jetë kryer për shkak të ekzekutimit të Emiljano Ramazanit.

I riu nuk ishte problematik në qytetin e Elbasanit dhe dyshohet se merrej me drogë. Deri më tani janë shoqëruar 12 persona, por nuk ka asnjë gjurmë të autorëve.

Elbasani është kthyer në arenë përplasjesh, pasi brenda 10 ditëve kanë ndodhur 3 vrasje. Në këtë qytet mendohet se veprojnë disa grupe kriminale, por nuk dihen lidhjet e vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Tv Klan