Ish-prezantuesi i njohur, Yama Siawash, në Afganistan ka mbetur i vdekur pas shpërthimi me bombë.

Yama Siawash ishte një spiker në kanalin televiziv privat Tolo News dhe kohët e fundit kishte filluar punën në bankën qendrore të vendit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ai dhe dy persona të tjerë u vranë pas shpërthimit të një bombe që ishte vendosur poshtë makinës së tij.

Sulmi ndodhi pranë banesës së tij në Kabul. Ende nuk se kush e ka kryer sulmin, por zyrtarët për këtë sulm kanë fajësuar talibanët, të cilët kohët e fundit kanë kryer disa sulme në vend.

Ndërkohë Ministria e Brendshme ka fajësuar grupin militant Haqqani, i cili është i lidhur me talebanët dhe është klasifikuar si një organizatë terroriste nga SHBA./tvklan.al