Një person është akuzuar për vrasje, disa orë pasi lojtarja spanjolle e golfit Celia Barquín Arozamena u gjet e vdekur në një fushë golfi në Iowa, SHBA.

Policia në qytetin Iowa të Ames tha se kishin rënë në përfundimin se Barquín vdiq pas një sulmi. Colin Daniel Richards, 22 vjeç, është akuzuar për vrasjen e saj.

Me origjinë nga Puente San Miguel në Spanjë, Barquín po përfundonte studimet për inxhinieri civile këtë semestër, shkruan BBC. 22 vjeçarja, fitoi Kampionatin Europian në Korrik.

Gjatë jetesës në SHBA, ajo fitoi edhe kampionatin universitar të vitit 2018 dhe u emërua Atletja e Vitit në Iowa.

“Ne jemi të gjithë të shkatërruar”,

tha trajnerja e saj e golfit, Christie Martens.

“Celia ishte një vajzë e bukur, e dashur nga të gjithë shokët dhe shoqet e saj, ajo ishte një përfaqësuese e shquar e shkollës sonë dhe kurrë nuk do ta harrojmë pasionin që ajo kishte për jetën”

. Barquín do të nderohet nga universiteti në një lojë futbolli të shtunën./tvklan.al