Kreu i shtetit të Amharas të Etiopisë dhe këshilltari i tij u vranë gjatë një përpjekje për grusht shteti. Ambachew Mekonnen dhe këshilltari i tij Ezez Wasie u sulmuan në zyrat e tyre të shtunën.

Më herët, kryeministri i Etiopisë , Abiy Ahmed, njoftoi se shefi i shtabit të ushtrisë së vendit u qëllua gjithashtu ndërsa përpiqej të pengonte përpjekjen e grushtshtetit në Amhara, një shtet federal në veri të kryeqytetit Addis Abeba.

Duke folur në televizionin shtetëror vonë të shtunën, kryeministri Abiy Ahmed, i veshur me unifromë ushtarake, tha se gjenerali Seare Mekonnen ishte një nga disa viktima.

Por sekretari i tij i shtypit Billene Seyoum i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ishte e paqartë nëse gjenerali Seare ishte vrarë ose plagosur.

“Ai u qëllua nga njerëz që janë pranë tij”, tha Abiy.

Kryeministri u shpreh se gjenerali po përpiqej të parandalonte komplotistët në shtetin Amhara, një nga nëntë shtetet federale të Etiopisë./klankosova