U godit me mjete të forta në kokë dhe u la në anë të kësaj rruge.

Mirosh Djaloshi, u gjet i vdekur nga famijarët e tij, vetëm 50 metra larg banesës në fshatin Shkallë të Manzës. Aty jetonte sëbashku me tre fëmijët e bashkëshorten.

Familjarët tregojnë se 54 – vjeçari kishte plagë të rënda në kokë.

Mirosh Djaloshi, prej 15 vitesh kishte kryer detyrën e Kryeplakut të fshatit, ndërsa sëfundmi ishte i papunë. Ai njihei si person i qetë nga banorë të zonës dhe jo konfliktual.

MIROSH

Policia po heton në disa pista, fillimisht për konflikt brenda familjes dhe fisit, por pa përjashtuar atë të vrasjes për grabitje.

vendi

Në Komisariatin e Policisë së Shijakut u shoqëruan një numër i madh personash, mes tyre dhe të dyshuar për ngjarjen.

Dëshmia e familjarëve në polici për hetuesit, pritet të hedhë dritë mbi rrethanat e krimit apo konfliktet e mundshme që 54 – vjeçari kishte me të tjerë persona.

Tv Klan