U ekzekutua pas një konflikti të çastit, shpallet në kërkim autori

Ky është 25-vjeçari Madrit Ulqinaku, që mbeti i vrarë mbrëmjen e kësaj të mërkure në Elbasan.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Kongresi”, në qendër të qytetit, ndërsa policia bëri të ditur se ka mundur të identifikojë edhe autorin e këtij krimi. Ai është një 20 vjeçar me inicialet K.SH.

Sipas policisë, shkak për vrasjen është bërë një sherr banal mes të rinjve.

Viktima mësohet se ka qenë duke hipur në makinë kur është qëlluar nga 20-vjeçari, i cili pasi e ka vrarë është larguar me një makinë, ku dyshohet se ishin edhe dy persona të tjerë.

Shërbimet e Policisë pasi shkuan në vendngjarje bënë rrethimin e zonës ndërsa vijon krehja për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Tv Klan