Mirditë, gjendet i vrarë një 34-vjeçar

Foto ilustruese
Posta

Mirditë, gjendet i vrarë një 34-vjeçar

16:19 02/10/2019

Vëllai i viktimës është i dënuar për vrasje

Një 34-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri, pranë Rrugës së Kombit, 3 kilometra larg Fanit të Mirditës.

Viktima quhet Eri Zefi, banues në Kurbin. Ai është gjetur nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar edhe policinë.

Për momentin ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë. Mësohet se viktima është vëllai i Ndue Zefit, i cili në Shkurt të 2019-s vrau një 45-vjeçar në Durrës. Për këtë krim ai po vuan dënimin në burg.

Policia ka nisur hetimet, ndërkohë efektivë të shumtë kontrolluan zonën për të identifikuar dhe arrestuar autorin e këtij krimi.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi