Autori dhe viktima ishin te dehur

Një konflikt i nisur nën efektin e alkoolit, ka përfunduar me një të vrarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:30 minuta në lagjen numër 2 të qytetit të Kavajës. Viktimë ka mbetur 29 vjeçari Marjo Ismaili, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është 60 vjeçari, Xhevdet Lecini.

Viktima ishte fqinj me autorin dhe sherri nisi pikërisht në lokalin e këtij të fundit. Sipas dëshmitarëve, ata ishin duke pirë prej disa orësh dhe vrasja ndodhi pasi një sherri të çastit.

Në debat e sipër 60-vjeçari ka marrë armën e gjahut që sipas policisë e kishte me leje, dhe ka qëlluar mbi të riun.

Pas krimit autori është arrestuar. Viktima Marjo Ismaili ishte një emër i njohur për policinë. Para 7 vitesh ai u arrestua për tentativë vrasje. Gjatë një konflikti ai sëbashku me një shok, plagosen me thikë dy persona.

Tv Klan