Vritet me armë nga miku i familjes një person – TV KLAN

Vritet me armë nga miku i familjes një person

Foto nga vendi i ngjarjes

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri këtë të mërkurë në Lezhë. Viktima është Gjin Marku dhe sipas policisë ai u vra nga një mik i familjes, pas një konflikti për motive të dobëta.

Në fshatin Merqi, Lezhë dyshohet pas një konflikti për motive të dobëta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. M. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar, i cili është shtetasi T. Gj., mik në familjen e viktimës, nga fshati Kashnjet, Lezhë”, thotë policia në një njoftim paraprak.

Autoritetet janë vënë në ndjekje të autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*