Një politikan është qëlluar për vdekje, pasi 3 persona të armatosur bastisën një qendër tregtare në Filipine, duke shkaktuar panik tek personat që ndodheshin aty.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:30 me orën lokale në Mandaluyong, ndërsa viktimë e këtij atentati ka mbetur Borbie Rivera, një Këshilltar i Bashkisë së Pasay, i cili ndonëse u dërgua me urgjencë në spital nuk mundi të mbijetonte.

Zhurma e të shtënave me armë, sipas “The Sun”, bëri që me qindra persona që ndodheshin në qendër tregtare të vraponin në përpjekje për të shpëtuar.

Videot e regjistruara brenda qendrës tregojnë njerëz që vrapojnë, e ulërasin në panik.

Qendra tregtare mësohet ishte e tejmbushur pasi kishte bërë ulje tre ditore.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga kjo ngjarje, ndërsa autoritetet thanë se autorët hapën zjarr jashtë ambienteve të kësaj qendre.

Mbeten të paqarta arsyet e këtij atentati, ashtu sikurse fati i autorëve./tvklan.al