Një shqiptar u qëllua për vdekje gjatë natës në Athinë. Sipas mediave greke, viktima është një 33-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai u qëllua me armë pas shpine dhe u transportua në gjendje të rëndë, por nuk arriti të mbijetonte.

Policia është vënë në kërkim të autorëve, të cilët janë larguar në drejtim të paditur. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për çështje borxhesh.

Tv Klan