Një 21-vjeçar u vra me armë zjarri në fshatin Gjorm të Kurbinit rreth orës 2 e 30 minuta të mëngjesit të së enjtes.

Viktima është identifikuar si shtetasi Ervis Zyba, baba i një fëmije.

Ai është qëlluar me dy plumba pistolete sapo ka dalë nga një lokal ku luhej muzikë live. I riu ka humbur jetën në vend për shkak të plagëve të marra.

Policia tha se po punon në disa pista pasi mbi ngjarjen ka ende paqartësi.

Burime jozyrtare nga blutë e Kurbinit thanë se autorët e dyshuar janë dy vëllezër me mbiemrin Cara

Një pistë që po verifikohet është një konflikt i hershëm që ai ka pasur në fshatin e tij. Nuk përjashtohet as mundësia e sherrit pas konsumimit të tepërt të alkoolit si nga viktima ashtu edhe nga autorët.

Dyshohet se shënjestër e atentatit mund të ketë qenë dikush tjetër.

Ndërkaq është ndaluar edhe pronari i lokalit ku ndodhi krimi pasi aktiviteti dyshohej se zhvillohej pa licensë duke detyruar krimin ekonomik në drejtorinë e policise në Lezhë të nisë edhe hetimet e rastit.

Pas mbërritjes së policisë në vendgjarje dhe dëshmive paraprake të personave që ndodheshin në vendgjarje është arritur të identifikohet autori i ngjarjes dhe për kapjen e tij janë angazhuar forcat speciale të Shkodrës dhe të drejtorisë së policisë së Lezhës.

Kjo është ngjarja e dytë me armë zjarri brenda 24 orëve pas asaj të ndodhur mesditën e së mërkurës ndaj biznesmenit Landi Noka.

Tv Klan