Ekzekutohet 43-vjeçari në Dukagjin

Foto ilustrim

Ekzekutohet 43-vjeçari në Dukagjin

13:48 06/11/2019

Viktima u qëllua pranë banesës së tij

Një 43-vjeçar është vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në një fshat të Dukagjinit.

Viktima i identifikuar si Gjergj Krygja është qëlluar pranë banesës së tij në rrethana ende të paqarta.

Dyshimet e para janë se babai i tre fëmijëve është ekzekutuar me armë zjarri për shkak të një konflikti për shfrytëzimin e pyjeve.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Kjo është vrasja e dytë në Dukagjin, ku para më pak se një muaj mbeti i vrarë Lazër Arraj.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi