Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur orët e vona të së hënës në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, në lagjen Pavarësia, pranë ish-Kombinatit të Peshkut.

Viktima është identifikuar si Vasil Dervishaj, 29-vjeç dhe dyshimet paraprake janë se autorët i kanë bërë pritë.

Dervishaj mësohet se udhëtonte me një makinë Ford, kur u qëllua nga persona ende të paidentifikuar, të cilët gjithashtu lëviznin me automjet.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve./

tvklan.al