Një person u ekzekutua me armë zjarri orët e vona të së enjtes në fshatin Reç të Malësisë së Madhe. Tvklan.al mëson se viktimë nga kjo ngjarje ka mbetur Sokol Çelaj. Ai po udhëtonte me makinë, kur u qëllua në rrethana ende të paqarta.

Çelaj u dërgua në spitalin e Shkodrës, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve.

Si motivet ashtu sikurse edhe autorët e ngjarjes së rëndë nuk dihen.

Në një njoftim paraprak për mediat, Policia e Shkodrës tha: “Rreth orës 22:50, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri Sokol Çelaj, i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij. Çelaj, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje“./tvklan.al