varese i riu

Një emigrant shqiptar është vrarë në rrethana ende të paqarta në Itali. Bëhet fjalë për një 26 – vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai u la pa jetë në hyrje të urgjencës së spitalit të Varezes, nga disa bashkëatdhetarë të tij.

Disa dëshmitarë thanë së shqiptarët që e shoqëruan u larguan menjëherë, pa dhënë asnjë shpjegim mbi rrethanat e vrasjes së të riut. Autoritetet sqaruan më pas se 26 –vjecari ishte qëlluar me një plumb pistoletë në gojë.

Karabinieria e Saronos, e cila ka marrë përsipër hetimin e ngjarjes, e ka përjashtuar mundësinë e një vrasje aksidentale.

Ajo është vënë në kërkim të personave që e sollën atë në spital, pasi dëshmitë e tyre konsiderohen si thelbësore për zbardhjen e rrethanave të vrasjes.

Tv Klan