Ilir Ruca, 60 vjeç, mbeti i vrarë mesditën e kësaj të hëne në Gjirokastër. Ai ndodhej në lagjen “Pazari i Vjetër” kur u godit me thikë nga 57-vjeçari Afrim Nazifi.

Sipas policisë, shkak për ngjarjen dyshohet se u bë një konflikt i çastit, megjithatë rrethanat e plota të saj nuk janë ende të qarta.

Ruca mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua në spital, ku pavarësisht ndihmës mjekësore nuk mundi të mbijetonte dhe gjeti vdekjen pak kohë më pas.  

Menjëherë pas ngjarjes autoritetet arrestuan autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë, 57-vjeçarin Afrim Nazifi./tvklan.al