Policia në kërkim të autorit

Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit natën e kaluar pas goditjes me mjete prerëse, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe i vëllai 63 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:05, në Xhafzotaj të Shijakut. Policia sqaron se shtetasit Fiqiri dhe Fadil Çalliku dyshohet se pas një konflikti çasti me një person tjetër ende i paidentifikuar janë plagosur me thikë.

Si pasojë e plagëve të marra, Fiqiri Çalliku ka ndërruar jetë në spital ndërsa i vëllai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar disa persona, por ende nuk dihet autori i ngjarjes.

Tv Klan