Një vrasje ka ndodhur në qytetin e Korçës mbrëmjen e kësaj të enjteje në lagjen Nr.7. Një burrë 67 vjeç është goditur me thikë rreth orës 20:30 në rrethana të paqarta.

67-vjeçari me iniciale P.T. mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë për të marrë ndihmë mjekësore. Për fat të keq, 67-vjeçari ndërroi jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /tvklan.al