Një tjetër ngjarje e rëndë trondit qytetin e Durrësit gjatë 24 orëshit të fundit. Një i ri shkoi në spital i plagosur me thikë rreth orës 15:55, ku dhe ndërroi jetë.

Policia thotë se viktima është një 34-vjeçar me iniciale I.D., banues në qytetin bregdetar. Rrethanat e ngjarjes së rëndë mbeten mister.

Ndërkohë policia thotë se ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar të ngjarjes, një person me iniciale A.K. dhe është vënë në ndjekje të tij.

Një natë më parë, Durrësi u trondit nga një tjetër ngjarje kriminale. Një konflikt mes disa personave i kushtoi jetën një 39-vjeçari dhe la të plagosur dy të tjerë./tvklan.al