Klevis Kapllani është vrarë me 14 plumba

Një 33-vjçcar nga Sinaballaj i Rrogozhinës është gjetur mëngjesin e sotëm i vrare brenda në automjetin e tij. Ka qenë një grumbullues qumështi i cili ka parë të pajetë Klevis Kapllanin dhe më pas ka njoftuar policinë.

I riu është gjetur pa shenja jete në makinën e tij, tip Fiat Punto rreth orës 06:00.

Foto: Viktima Klevis Kapllani

 Xhami i derës ka qenë i thyer, ç’ka bën të mendohet se është goditur nga jashtë me armë zjarri, që dyshohet të ketë qenë silenciator pasi nuk janë dëgjuar krisma armësh.

Kapllani, i cili kishte dy emra, Bledar dhe Klevis, ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike dhe prej dy vitesh ishte kthyer në vendlindje.

Foto: Makina tip Fiat brenda së cilës u gjet i vrarë Klevis Kapllani

Banorët e zonës thonë se 33-vjeçari punonte në bujqësi me familjen dhe nuk ishte problematik.

“Duke punuar gjithë verën me shalqin, me zetorë, djalë punëtor, nuk e njohim për… njeri shumë të mirë”.

“Shumë i mirë, punonte në punë të vetë, hesap të vetë. Keq na vjen”.

Në vendin e ngjarjes u gjet edhe një pistoletë, nga e cila nuk është kryer qitje dhe që besohet se është e viktimës.

Dyshohet se Klevis Kapllani u nxorr në pritë, pasi doli për të pirë kafe dhe më pas u ekzekutua pranë banesës së tij. Vrasja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe Kapllani nuk u kthye më në shtëpi, pavarësisht se u tha familjarëve se nuk do vonohej shumë.

Klevis Kapllani ishte i martuar dhe baba i një fëmije 2-muajsh.

Tv Klan