Vritet në mes të rrugës taksisti, detaje nga ekzekutimi në Fushë-Prezë


Vritet në mes të rrugës taksisti, detaje nga ekzekutimi në Fushë-Prezë

18:14 03/08/2020

71-vjeçari ishte baba i 4 fëmijëve. Mister shkaqet e vrasjes

Një 71-vjeçar u gjet i vrarë këtë të hënë në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit. Viktima është Abdulla Budlla, banues në fshatin Ahmetaq, i cili punonte.

71-vjeçari mësohet se po qëndronte në vendin e zakonshëm pranë taksisë, kur një automjet në lëvizje qëlloi në drejtim të tij me breshëri kallashnikovi.

Burime për tvklan.al thonë se ai ishte baba i 4 fëmijëve, 3 djem dhe 1 vajzë. 2 prej djemve mësohet se jetojnë në Itali, ndërsa tjetri punon taksist në Aeroportin e Rinasit.

Shkaqet e rrethanat e kësaj ngjarjeje momentalisht mbeten mister. Të panjohur janë edhe autorët.  

Banorë të zonës për tvklan.al thonë se 71-vjeçari nuk njihej si person problematik dhe e përshkruajnë si njeri punëtor e të qetë. Ai mësohet se e ushtronte profesionin e taksistit në të zezë dhe lëvizte kryesisht në fshatrat përreth.

Në njoftimin e saj për mediat, policia e Tiranës tha se “janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas-Fushë-Krujë, Rinas-Vorë-Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”./tvklan.al




Të ngjashme