Një anëtar 77-vjeçar i organizatës italiane të krimit Camorra, është vrarë në Napoli, teksa iu bë pritë të hënën në mbrëmje.

Policia italiane bën me dije se Antonio Volpe, i cili u godit nga një breshëri plumbash me skuter në lagjen “Fuorigrotta”, ishte këshilltar i lartë i klaneve Baratto-Bianco-Volpe.

Agjensia e lajmeve ANSA, raporton se Volpe ishte kunati i Antonio Bianco, që besohet të jetë një prej njerëzve më të besuar dhe me rrol kryesor i dy vëllezërve që drejtojnë familjen Baratto.

Sipas dyshimeve të policisë, kjo vrasje e Volpe mund të jetë pjesë e një ‘lufte të re’, pasi ai ka qenë ndërmjetës në shumë mosmarrëveshje.

Në 2005, Volpe u plagos në një përpjekje tjetër për ta vrarë./tvklan.al