Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen Jalija në Novi Pazar. Mbrëmjen e së enjtes ka mbetur i vrarë një biznesmen i njohur në Kosovë, i identifikuar si Selatin Jenova.

Mediat në Serbi kanë publikuar dhe pamjet e vrasjes dhe shihet se mes viktimës dhe atentatorit ka pasur shkëmbim zjarri.

Deri tani mësohet se para se të vritej Jenova ka plagosur me armë një person, e më pas një tjetër person, deri më tani i paidentifikuar,  ka qëlluar disa herë në drejtim të shqiptarit dhe e ka lënë të vdekur në vend.

Para se të dëgjoheshin të shtënat e armës në Novi Pazar, pesonat e përfshirë në këtë ngjarje kanë zhvilluar dhe një debat verbal.

Policia serbe është duke hetuar ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e saj, si dhe është vënë në kërkim të autorëve./tvklan.al