Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen këtë të mërkurë në Athinë të Greqisë. Sipas mediave atje, viktima është një 26-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të së mërkurës në lagjen Peristeri.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se i riu shqiptar ishte përplasur me një person në mes të rrugës dhe ky i fundit e kishte goditur me një objekt të mprehtë, që dyshohet të ketë qenë një thikë.

26-vjeçari u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë, pasi nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Për ngjarjen e rëndë mësohet se autoritetet helene kanë nisur hetimet. Shkaqet e këtij krimi nuk dihen ende.

/tvklan.al