Vritet një kosovar në Siri – TV KLAN

Vritet një kosovar në Siri

Një tjetër kosovar është vrarë në Siri. Rron Emini, nga Prishtina, është vrarë në zonën e konfliktit në Siri.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, i cili ka thënë se Emini ishte pjesë e grupit Al-Nusra. 23-vjeçar kishte shkuar në Siri në vitin 2016. Sipas të dhënave zyrtare, mbi 90 kosovarë kanë humbur jetën në luftërat në Siri dhe Irak.

Gjatë muajit të kaluar, shteti i Kosovës ka kthyer 110 kosovarë që ishin në zonat e konfliktit në Siri – prej tyre: 32 gra, 74 fëmijë dhe 4 luftëtarë.

Dhjetëra të tjerë vazhdojnë të mbesin në territorin e Sirisë dhe ende nuk dihet se kur mund të kthehen.

Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011, si kryengritje ndaj regjimit të presidentit Bashar al-Assad.Që atëherë, regjimi i ka rikthyer shumicën e territoreve nën kontrollin e tij. /REL

Kategori
KosovaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*