Një person raportohet të ketë mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Korçës. Gazetarja Daniela Zisi raporton paraprakisht se një person është gjetur i vrarë në afërsi të një hoteli, në lagjen numër 10 të këtij qyteti. Rrethanat e ngjarjes momentalisht nuk dihen ende. Edhe identiteti i viktimës apo autorëve janë momentalisht të panjohura. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia. Më shumë të dhëna për këtë vrasje do t’ju përcjellim në vijim.