Vritet një anëtar tjetër i të ashtuquajturës Banda e Coles. Edmond Dule, 24 vjeç ka mbetur i vdekur mbrëmë pas një breshërie të gjatë automatiku. Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të Vlorës kur Dule po udhëtonte me një makinë me shokun e tij. Nga një makinë tjetër kanë zbritur disa persona me automatik në duar dhe kanë qëlluar mbi Dulen duke e lënë të vdekur atë, ndërsa shoku i tij plagoset lehtë.

Edmond Dule është gjykuar pranë Zani Çaushit disa muaj më parë dhe është liruar bashkë me të më 22 Mars të këtij viti. Pas pak kohësh vret aksidentalisht një kushëririn e tij dhe burgoset për 5 muaj. Dje ai kishte pak ditë që ishte liruar, por një hesap i vjetër i tij, i paharruar nga kundërshtarët, i kanë marrë jetën atij pas një atentati. Që nga lirimi i tyre pjesa më e madhe e ish shokëve të Zanit janë vrarë ndërsa vetë Çaushi është i burgosur në burgun e Fierit duke pritur një tjetër proces gjyqësor./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj