Greqi- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në Kretë. Një shqiptar, 35 vjeç është vrarë nga fqinja e tij, 26 vjeçe, raportojnë mediat greke. 

Mësohet se autorja e kësaj ngjarje ishte përdoruese e drogës.

Shqiptari u afrua për të këshilluar 26- vjeçaren, por në ato momente ajo merr thikën dhe e godet duke i shkaktuar disa plagë në trup 35-vjeçarit.

Menjëherë u lajmërua ambulanca dhe policia, por fatkeqësisht shqiptari ndërroi jetë. Mësohet se ai ishte baba i dy fëmijëve.

/tvklan.al