Mediat amerikane publikojnë një tjetër video dramatike

Shokohen sërish Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në mesin e dhunës dhe kaosit që ka përfshirë vendin, publikohet një tjetër video dramatike, në të cilën forcat policore rrahin për vdekje një tjetër afro-amerikan.

Dhuna ndaj 33 vjeçarit është filmuar nga një grua në makinë, e cila ulëret e tronditur duke kërkuar që policët ta arrestojnë dhe jo ta masakrojnë.

Ngjarja ka ndodhur më 3 Mars 2020 në Tacoma të Washingtonit dhe viktima quhet Emanuel Ellis.

Kryetarja e Bashkisë se Tacomas Victoria Woodards reagoi menjëherë pas publikimit të videos duke kërkuar largimin nga detyra të katër oficerëve të përfshirë në ngjarjen e rëndë. Sindikata e policisë së Tacomas kritikoi deklaratën e kryebashkiakes duke thënë se video është e paqartë dhe se vdekja e Ellis nuk është aspak e ngjashme me atë të Flloyd. Sakaq, protestat kanë nisur edhe në Tacoma dhe situata pritet të përkeqësohet në Shtetet e Bashkuara.

Tv Klan