Arrestohet një nga autorët, një tjetër në kërkim

Një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri paraditen e së martës në Dibër.  Viktima është Xhetan Konesha. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Katund i Ri në Luzni. Viktima i cili është ekzekutuar me kallashnikov, fillimisht është konfliktuar me dy vëllezërit Altin dhe Muhamet Mera, për një kanal që ndante pronat e tyre.

Pas konfliktit, një prej vëllezërve Mera ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar Koneshën. Ky i fundit është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Pas vrasjes, policia vuri në pranga 42-vjecarin Muhamet Merën, ndërsa shpalli në kërkim Altin Merën 30 vjeç.

Sipas policisë, dyshohet se 30-vjecari Mera, pas ngjarjes është larguar drejt pyllit të fshatit Luzni. Kjo është arma e zjarrit me të cilën u ekzekutua 50-vjeçari.

Policia e Dibrës ka nisur kontrollet përreth zonës ku ndodhi vrasja për kapjen e autorit tjetër të ngjarjes.

Tv Klan