Një regjisor nga Irani 47 vjeç i cili jetonte prej vitesh në Londër, është vrarë dhe coptuar nga prindërit për çështje nderi. Babak Khorramdin ishte kthyer në vendlindjen e tij Iran dhe kishte bërë sherr me babain për shkak se ai nuk ishte martuar ende.

Kështu ai u vra dhe u coptua, gjymtyrët e tij i kishin hedhur në plehra. Të dy prindërit janë arrestuar, ndërsa babai e ka pranuar krimin që ka bërë.

Babak ka bërë disa filma me metrazh të shkurtër në Londër pasi u zhvendos aty për studime. /tvklan.al