Vritet shqiptari me plumb në kokë në Athinë

Vritet shqiptari me plumb në kokë në Athinë

10:20 15/08/2018

Një shtetas shqiptar është gjetur i vrarë me plumb në kokë në Athinë. Sipas mediave vendase, viktima është 36 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë me dije.

Trupi i tij i pajetë u gjet në kryqëzimin e rrugëve Makris dhe Parnithos në lagjen Kypseli. Shkaqet e kësaj ngjarje nuk dihen, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur krimin e rëndë. Paraprakisht dyshohet për larje hesapesh. /

tvklan.al

Të ngjashme
UKT