Një 40-vjeçar shqiptar është vrarë në Belgjikë një javë më parë, më 20 Maj. Krimi i rëndë ka ndodhur në qytetin Lievegem dhe trupi i viktimës ishte hedhur më pas në një kanal.

Lajmi është bërë i ditur sot nga mediat belge. Identiteti i shqiptarit të vrarë nuk dihet, por policia vendase thotë se ka dyshime që viktima të jetë torturuar. Trupi i pajetë i 40-vjeçarit u pikas nga një kalimtar i rastit, i cili më pas njoftoi autoritetet.

Sipas shtypit, viktima ishte lidhur kur autorët e hodhën në kanal, megjithatë ky detaj nuk konfirmohet nga hetuesit belgë. Shkaqet e kësaj vrasje janë të paqarta. Deri tani nuk ka asnjë pistë lidhur me autorin/ët e këtij krimi të rëndë. /tvklan.al