Vritet shqiptari në Gjermani, plagoset vëllai i tij

Vritet shqiptari në Gjermani, plagoset vëllai i tij

12:32 04/10/2019

Arrestohen autoret, të gjithë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë vjen nga qyteti bavarez i Abens-berg në Gjermani ku një 39-vjeçar shqiptar nga Kosova është qëlluar për vdekje ndërsa është plagosur vëllai i tij, në një supermarket të zonës.

Viktima është identifikuar si Fatos Lumi me origjinë nga Bllaca e Suharekës.

Policia lokale tha se pak minuta më vonë arriti të ndalojë 2 persona të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Të arrestuarit janë të moshave 30 dhe 41 vjeç, edhe këta me origjinë nga Kosova.

Policia arriti të sekuestronte edhe armën e vrasjes. Dyshohet se autorët dhe viktimat njiheshin me njëri tjetrin, por arsyet e ngjarjes janë ende të paqarta.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi