Një burrë shqiptar në Greqi, rreth moshës 41 vjeç, është gjetur i vrarë mes vreshtave në Rafinë.

Lajmi bëhet i ditur nga media greke Protothema, teksa sqarohet se viktima përpara se të ndërronte jetë pasi ishte goditur, arriti të telefononte gruan e tij e t’i thoshte asaj se kush është autori. Kjo e fundit ka lajmëruar uniformat blu për ngjarjen, duke mobilizuar kështu forcat për kërkimin jo vetëmj të autorit por dhe të burrit të saj.

Pas rreth 18 orësh ai u gjet në vreshta, por kishte ndërruar jetë.

41-vjeçari duket se nuk është një emër i panjohur për autoritetet greke, pasi është përfshirë në raste të trafikimit të drogës.

Dyshimi i parë lidhur me krimin, mendohet të jetë “pastrim hesapesh”, që mund të identifikohet me rastet e drogës. Hetimet sakaq vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ende nuk ka një emër të viktimës, por as të autorit i cili është i shpallur në kërkim.

/tvklan.al